Veliu flet për votën e Osmanit kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë

0
65

Ish-ministri Agim Veliu, i cili u shkarkua dje nga kryeministri Albin Kurti,  ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk lejon prishjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ai nuk është marrë me problemet e Kosovës por me tema periferike. Ai këto ditë as që është marrë me luftën ndaj virusit, me përjashtim që është marrë mi ba analizat për virus për vete dhe disa anëtarë të qeverisë” , tha Veliu në rtk.

Sipas tij në kryesi të LDK-së ka pas unitet për mocion ndaj qeverisë.

Ai ka folur edhe për votën e Vjosa Osmanit kundër mocionit të qeverisë.

“Në kryesi ka pas unitet, por nëse vazhdohet të jetë kundër vendimeve të kryesisë, nuk është në rregull”, tha ai.

Sipas tij, Kurti është frikacak e tinzar.

Ish-ministri Agim Veliu, vlerësoi se Kurti merret më shumë ne teori konspirative.

Ai bëri me dije se sot gjatë ditës do të mblidhen nënshkrimet për mocion ndaj qeverisë.