Site icon Prishtinapress

Vdes një person pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë

Një 26 vjeçar ka gjetur vdekje pasi është hedhur nga kati i 5-të i konviktit.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.

Pas konfirmimit të rastit, ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të njëjtin person e kanë dërguar në QKUK, por që nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.

Ndërkaq për detajet e tjera policia nuk ka dhënë sqarime.

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Exit mobile version