Një femër sot rreth orës 13:00 ka ndërruar jetë në Fushë Kosovë, pasi ka rënë nga një ndërtesë.
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në përgjigje.