Site icon Prishtinapress

Vdes një 20-vjeçare në Prishtinë, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë

Një 20-vjeçare ka vdekur sot pasdite në Prishtinë, ajo dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 17:46.

“Sot me datë 20.04.2020 rreth orës 17:46 Policia ka pranuar një informatë se në rr. Xheladin Hana në Prishtinë një person rreth të 20-ve dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekësve nuk u ka mbijetuar plagëve”, tha ai.

Hoxha pohoi se policia ka dalë në lokacion dhe janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.

Exit mobile version