Site icon Prishtinapress

Vdes nga COVID-19 një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.  Hakifi ishte pjesëtar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19”, ka shkruar ai në Facebook.

Rudari ka ngushëlluar familjen e Hakif Hodollit.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij.  Shpirti i tij u prehtë në paqe”.

Si pasojë e COVID-19, deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 425 persona.

 

Exit mobile version