4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vdes nga COVID-19 kuzhinieri më i famshëm shqiptar Përparim Babalija

Ka ndërruar jetë nga COVID-19 kuzhinieri më i famshëm shqiptar Përparim Babalija.

Lajmin në Facebook e ka konfirmuar Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.

“Përparim Babalija, një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID-19. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në njoftim.

Për katër vite ai ka studiuar në “Academie Culinare de France” dhe “Paul Bocuse Institute”, e njëkohësisht ka punuar në restorante të nivelit të lartë Michelin Star, si dhe ka qenë pjesë e Akademisë “Kuchnia Molekularna”.

Përparimi ka krijuar konceptin e tij mbi kuzhinën, të quajtur Përparim Babalija Concept.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles