Site icon Prishtinapress

Vdes Murat Jashari

Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

“Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova, dhe jam tejet e pikëlluar që Murati për katër vite qëndroi në paraburgim pa pasur mundësi të ishte me familjen e tij”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se Murat Jashari nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit të këtij viti e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.

Aktvendimi ndaj Murat Jasharit ishte shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli.

Exit mobile version