Ka ndërruar jetë 51 vjeçari Shenoll Ahmeti i punësuar në RTVM si kameraman i diagnostikuar me Covid-19.
Ai ishte i hospitalizuar një javë më parë, ndërkohë që gjendja i është përkeqësuar ditëve të fundit. Ahmeti sipas kolegëve të tij më parë nuk kishte probleme shëndetësore.
Para një muaji betejën me Covid-19 e humbi edhe 44 vjeçari Bekim Bajramoski i punësuar në një televizionin lokal të rrethit të Strugës, raporton Lajmpress.