21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vdes gruaja nga Suhareka e cila u sulmua nga bashkëshorti i saj

Një grua ka ndërruar  jetë rreth orës 14:37 në QKUK, pasi nuk arriti t’i përballojë plagëve të marra nga bashkëshorti i saj me datën 31 maj të këtij viti.

Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Veseli Gashi.

“Më 31 maj të këtij viti në Nebeshistë të Suharekës, gruaja në fjalë është sulmuar nga bashkëshorti i saj.  Ndihma e parë viktimës iu është dhënë në qendrën mjekësore në Suharekë, por për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore viktima është dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.

Ai shtoi gjithashtu se për shkak të plagëve të rënda, viktima ishte dërguar për mjekim në QKUK, ku sot janë njoftuar nga stafi mjekësor se ajo ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. I dyshuari, bashkëshorti i viktimës është në paraburgim për këtë vepër që dyshohet”, shtoi Gashi.

Gruaja në fjalë ishte duke udhëtuar me automjet bashkë me burrin e saj në ditën kur edhe mori lëndimet e rënda.

“Ka qenë duke udhëtuar me automjet me bashkëshortin dhe thuhet se është ra nga vetura, a është hedhë apo çfarë ka ndodhur janë detaje të cilat i takojnë hetuesisë. Dyshohet se gjatë kohës sa ishin duke udhëtuar edhe ka marrë lëndimet”, tha tutje Gashi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles