Site icon Prishtinapress

Vdes gazetari kosovar, pas goditjes nga vetura

Ka ndërruar jetë këmbësori i cili dy ditë më parë u godit nga një veturë në magjistralen Istog-Pejë, në fshatin Caralluk të komunës së Istogut.

Bëhet fjalë për ekonomistin e njohur, Muhamet Sutaj, i cili njëherësh ka punuar edhe si gazetar në Radio Peja dhe Radio Fontana, shkruan Indeksonline.

Ai është goditur me datën 23 mars nga një veturë e tipit Golf 5, i cili pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas aksidenti i ndjeri është dërguar në QKUK të Prishtinës, mirëpo për shkak të plagëve të rënda ai ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Exit mobile version