Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një i moshuar nga fshati Llaushë, i diagnostikuar me COVID-19.
Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjarët e Sheqir Osmanit, i cili vdiq si pasojë e sëmundjes së rrezikshme.
“Ekipi i Shtabit lokal emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Ndryshe, ky është personi i dytë i prekur me COVID-19 nga Komuna e Podujevës që ka ndërruar jetë, kurse deri më tani numri i viktimave në Kosovë ka arritur në 76.
Sipas informacioneve, i njëjti është dërguar të dielen rreth mesnatës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.