-7.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

spot_img

Vdes edhe një person me COVID-19 në Kosovë

Pacienti në gjendje të rëndë me COVID-19, i cili ishte duke u trajtuar në repartin Intensiv të Klinikës Infektive në QKUK, sot ka ndërruar jetë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë.

“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në mjekimin intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në komunikatë.

“Tek i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e COVID -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes. Kjo është vdekja e katrëmbëdhjetë nga COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti”, thuhet tutje në komunikatë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles