Site icon Prishtinapress

Vdes diplomati i Kosovës në Mal të Zi

Xhafer Ahmeti, diplomat i Kosovës në Mal të Zi ka vdekur sot.

Këtë e ka konfirmuar  Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli përmes një statusi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit.”, shkroi Pacolli.

 

Ai kujtoi edhe kontributin e Ahmetit të vitëve të mëparshme për vendin.

“Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”, përfundoi ai

Exit mobile version