Site icon Prishtinapress

Vdes 77 vjeçari nga Rahoveci, shkon në 28 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në Klinikën Infektive sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë 77 vjeçari nga Rahoveci, me COVID-19.

Në njoftimin e Klinikës Infektive bëhet e ditur se pacienti ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

“Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”.

Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.279 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 861 raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste, ndërsa deri tani janë shënuar 28 viktima, e që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Exit mobile version