9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vdes 59 vjeçari nga Prizreni me COVID-19, shkon në 30 numri i viktimave në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot pasdite në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient 59 vjeçar nga Prizreni, i diagnostikuar me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me COVID-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Deri tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles