Kanë kaluar tetë muaj qëkur vdiq Xheneta Gashi dhe që nga ajo kohë, askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë tragjedi.
Nëna e Xhenetës, Lirije Gashi, tash jeton vetëm me djalin. Përveç drejtësisë, ajo po kërkon kompensim në vlerë prej 60 mijë eurosh nga ana e komunës së Prizrenit, raporton KTV.
Një kërkesë e tillë ende nuk u është drejtuar zyrtarisht autoriteteve komunale.Por zëdhënësi i komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë, se kjo kërkesë është e pakuptimtë nga ana e familjes.
Ndërkaq, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, nuk ka kthyer përgjigje se çfarë saktësisht është duke ndodhur me këtë rast.
Derisa zyrtarë të opozitës e akuzojnë komunën që ka abuzuar me familjen e Xheneta Gashit.