Site icon Prishtinapress

Vazhdon mos votimi i projektligjeve në Kuvend, sërish dështojnë të miratohen disa prej tyre

Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca plenare ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve që kanë mbetur pa u miratuar në seancat e kaluara si rezultat i mungesës së kuorumit.

Edhe në këtë seancë sërish nuk janë votuar pesë pikat që kishin mbetur nga seancat plenare të mbajtura më 16, 21 dhe 29 tetor 2020.

Votimi i tyre sërish ngeci si rezultat i mungesës së kuorumit ani pse në sallë pati pjesëmarrje të mjaftueshme të deputetëve, mirëpo jo të gjithë morën pjesë në votim.

Pikat që nuk u votuan janë këto:

1. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,
2. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
3. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
5. Votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.

Seanca është duke vazhduar me votimin e pikave tjera të mbetura nga seancat e tjera./Telegrafi/

Exit mobile version