Site icon Prishtinapress

Vazhdon dhurimi i gjakut, Qendra e Transfuzionit punon deri pasmesnatës

Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, ka bërë të ditur se ka mungesë të gjakut dhe krejt kjo ka ardhur si pasojë e pandemisë.

Pas këtij njoftimi, shumë qytetarë ai mësynë objektit të Transfuzion të Gjakut për të dhuruar gjak.

Menaxherja për promovim dhe organizim të dhurimit të gjakut në Qendrën e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, Albana Gashi, në një prononcim për Ekonomia Online ka bërë të ditur se për shkak të nevojë së madhe për gjak janë duke punuar deri pasmesnatës.

“Ne kemi filluar gjatë gjithës kohës edhe pse ka qenë pandemia, ne kemi vazhduar me dhurues të gjakut duke i respektuar karantinimin dhuruesit e gjakut, mirëpo ne tash që kemi filluar me apelin që i kemi bërë atyre, një numër i kënaqshëm i dhuruesve që kanë dhënë gjak”.

“Ne për me qenë afër tyre kemi përshtatur kohën e tyre, kemi vendosur që të punojmë deri në orët e vona të natës, deri në ora 24”, tha Gashi.

Qani Haliti profesor i Historisë, tha se dhuron gjak për herë të 60 herë dhe se nuk asnjë problem shëndetësor.

“Me ju thënë të drejtën unë dhuroj gjak që prej pasluftës dhe kam më shumë 60 herë që kam dhuruar gjak”. “E ndjej vetën shumë mirë, çdo tre muaj dhuroj gjak dhe jam i rregullt. Jam 68 vjeçar”, tha Haliti teksa ka apeluar tek të gjithë shëndet-mirët që të vijnë dhe të dhurojnë gjak”.

Thirrjes për të dhuruar gjak, iu përgjigj edhe studenti i Stomatologjisë, Vegim Vula. “Shkoj shumë mirë, nuk pat ndonjë problem dhe është e treta herë që dhuroj gjak. Apeloj tek të gjithë që munden me dhuruar gjak sepse është mirë për shëndetin”, tha ai.

Exit mobile version