Site icon Prishtinapress

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare, për të dalë nga Kosova

Me përfundimin e festave të fundvitit, po përfundojnë edhe pushimet e bashkatdhetarëve të cilit kishin ardhur në Kosovë.E largimi i tyre nga Kosova për në shtetet ku ata jetojnë, ka bërë që të ketë kolona dhe pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), deri në 7 orë, u duhen një udhëtari nga diaspora për të dalë nga Kosova, te pika kufitare Merdare

Përveç në pikë kalimin në Merdare, me kolona të gjata mërgimtarët po përballen edhe në kufirin Serbi – Hungari.

Mërgimtarët raportojnë se janë lodhur me këto pritje.

Ndërsa, sot janë raportuar edhe kacafytje në mes tyre, që kanë plasur nga padurimi i pritjeve.

Exit mobile version