Site icon Prishtinapress

Vazhdojnë ndërtimet pa lejen e Kosovës në Veri, po financohen nga Beogradi

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti është i vetëdijshëm për disa ndërtime që po bëhen në veri të vendit me para të Serbisë.

Madje inspektimet në to i ka bërë edhe nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq që u shoqërua nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq.

Hoti tha se ka kohë që shumë veprime në veri bëhen në mosëkoordinim me Republikën e Kosovës, por shtoi se ky standard i dyfishtë nuk mund të vazhdojë.

Ndërkohë për ndërtimin e tyre nuk janë marrë leje nga autoritet në Kosovë.

Exit mobile version