21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e Armend Trenës

Shiu dhe rrjedha e fuqishme e lumit Lepenc bëri që dje pasdite të ndërprehen kërkimet për gjetjen e trupit të policit, Armend Trena.

Trena së bashku me Malësor Dashin u aksidentuan para se më shumë se një jave duke rënë në lumin Lepenc, shkruan lajmi.net.

Dashi u gjet para disa ditësh, kurse u varros ditën e premte

E  për gjetjen e trupit të policit të dytë po vazhdojnë të mbesin ta angazhuara njësitet e policisë, FSK-së dhe klube të zhytjes.

Gjatë ditës së djeshme është rrënuar edhe një urë, ky dyshohet se mund të ishte trupi i policit.

Kurse kërkimet nëpër këto ura, dhe hapësira tjera të lumit Lepenc do të vazhdojnë edhe sot.

Ushtruesi i detyrës së drejtori të Policisë, Naim Rexha për këtë aksident kishte folur edhe në komisionin parlamentar për siguri.

Rexha kishte thënë se vetura e policësve ishte në gjendje të mirë teknike, përkundër se u raportua që vetura kishte pasur shumë defekte.

Në aksionin për kërkimin e Armend Trenës janë të angazhuar edhe shumë qytetarë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles