Site icon Prishtinapress

Vajza e Hamëz Jasharit me shkrim prekës: Kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja

Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e betejës historike të 5,6 dhe 7 Marsit, Besarta Jashari ka emocionuar me një shkrim dedikuar vetëflijimit të familjes së saj.

Ajo ka thënë se çdo gjë do të ishte e rëndomtë pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes së saj.

Përmes një fotografie të manifestimit për Natën e Zjarreve në Prekaz, Besarta tha se ky zjarr është i veçantë, sepse na ndriçon neve të ardhmen.

“E kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja“, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Do të ishte e rëndomtë…

edhe nata,

edhe zjarri,

do të ishin të rëndomta sonte…

edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…

edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !

Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.

Andaj,

ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…

edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen, e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari

Exit mobile version