Site icon Prishtinapress

Uzurpatori sulmon fizikisht blerësin e ndërmarrjes “Urata” në Lipjan

Në kuadër të aktiviteteve për lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore nga uzurpues apo shfrytëzues të tyre pa kontrata të qirasë, Agjencia Kosovare e Privatizimit edhe një herë dëshiron të njoftoj dhe siguroj opinionin se Agjencia ka liruar të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore nga uzurpuesit.
AKP rikujton se me asistence të Policisë se Kosovës kishte bërë lirimin e pronës nga shfrytëzuesi Hysni Bytyqi i cili ka qenë në shfrytëzim afat shkurtër me kontratë qiraje deri në momentin e privatizimit, por i cili ka refuzuar ta lirojë lokalin pasi që ai nuk kishte arritur ta blejë atë përmes procedurës së shitjes. Rrjedhimisht, AKP me dt. 20.03.2018 përmes asistencës së Policisë se Kosovës ka larguar uzurpatorin nga lokali.

Kontrata blerësit Fatmir Ibrahimi i është dorëzuar një muaj pas lirimit me datë 23.04.2018, thekson AKP-ja.

“AKP shprehë indinjatë të thellë lidhur me rastin në fjalë dhe përkujton se sulmi fizik dhe cenimi i pronës paraqet vepër penale të sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ne inkurajojmë dhe përkrahim përpjekjet e z. Ibrahimi në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtës së tij pronësore. Andaj edhe ftojmë organet kompetente që të marrin masat e duhura ligjore në mbrojtje të të  drejtave të garantuara pronësore”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Sulmi është kryer për shkak të blerjes së Ndërmarrjes Shoqërore “Urata” në Lipjan.

Exit mobile version