16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ushtrimet fizike e zvogëlojnë shtypjen e gjakut

Rreziku i hipertensionit rritet me moshën.

Prandaj, është esenciale që t’i merrni hapat e nevojshëm për ta parandaluar dhe për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut.

Sipas studimeve të fundit, ushtrimet fizike mund të luajnë rol kyç në kontrollimin e hipertensionit.

Siç thonë ekspertët, disa minuta me aktivitet fizik çdo ditë mund të jenë shumë fitimprurëse për shëndetin dhe nuk është nevoja as të shkoni në palestër apo të filloni të vraponi maratona.

Një studim, i cili është publikuar në “British Journal of Sports Medicine” ka treguar se çdo i katërti person në Mbretërinë e Bashkuar ka probleme me shtypje të lartë të gjakut, i cili është faktor i madh i rrezikut për të pësuar sulm në tru apo në zemër.

Kjo mund ta prek çdo njeri, pavarësisht moshës dhe është më e zakonshme te të moshuarit.

Por, studimi gjithashtu ka treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të jenë shumë efektive për kontrollimin e shtypjes së gjakut, pothuajse aq efektive sa ilaçet.

Një studim tjetër po ashtu ka deklaruar se nivelet e yndyrës viskerale – pra dhjami që i rrethon organet e brendshme dhe nuk shihet jashtë – mund të jenë të dëmshme për shëndetin dhe të shkaktojnë një numër të madh të problemeve shëndetësore, duke përfshirë hipertensionin.

Ushtrimet fizike janë ato të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e kësaj yndyre dhe rrjedhimisht kontribuojnë në zvogëlimin e rrezikut të shtypjes së lartë të gjakut.

Sa shumë duhet të ushtroni?

Ekspertët rekomandojnë të bëni aktivitet të moderuar, i cili mund të jetë një ecje prej 30 minutave për 5 ditë në javë.

Nëse nuk keni kohë të ecni 30 minuta, të pakni mundohuni të bëni ushtrime më të shkurta, por më rigoroze, siç është vrapimi për 10-20 minuta për katër herë në javë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles