Site icon Prishtinapress

UNMIK KËRKON LIRIMIN E MENJËHERSHËM TË RUSIT TË ARRESTUAR NË VERI

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka dalur më një deklaratë për aksionin e Policisë se Kosovës në veri  të vendit.

UNMIK ka deklaruar se  se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet në vend si dhe përfaqësuesi  special i përgjithshëm dhe shefi i misonit  të Kombeve  të Bashkuar në Kosovë, Zahir Tanin, ka bërë thirrje për lirim të mënjëhershëm të anëtarëve të stafit të OKB-së.

“Çdo dëm për stafin e Kombeve të Bashkuara do të përgjigjet  me shkallën më të lartë të ligjeve diplomatike dhe ndërkombëtare “, thuhet në deklaratën e UNMIK-ut.

Po ashtu ai ka bërë thirrje për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe dinjitetit.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit për të gjithë,  për të ndihmuar në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në këtë zonë”.

Exit mobile version