Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka dalur më një deklaratë për aksionin e Policisë se Kosovës në veri të vendit.
UNMIK ka deklaruar se se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet në vend si dhe përfaqësuesi special i përgjithshëm dhe shefi i misonit të Kombeve të Bashkuar në Kosovë, Zahir Tanin, ka bërë thirrje për lirim të mënjëhershëm të anëtarëve të stafit të OKB-së.
“Çdo dëm për stafin e Kombeve të Bashkuara do të përgjigjet me shkallën më të lartë të ligjeve diplomatike dhe ndërkombëtare “, thuhet në deklaratën e UNMIK-ut.
Po ashtu ai ka bërë thirrje për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe dinjitetit.
“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit për të gjithë, për të ndihmuar në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në këtë zonë”.