Site icon Prishtinapress

Ultimatumi një mujor ndaj qeverisë Haradinaj: do të ketë paralizë total të arsimit

Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit në Kosovë po presin që deri në fund të këtij muaji, institucionet përkatëse të përmbushin kërkesat për rritjen e koeficientit të pagave të tyre si dhe të miratojnë ligjin, në bazë të të cilit do të shpaguhej puna e mësimdhënësve që kanë punuar në vitet e nëntëdhjeta.

Në të kundërtën paralajmërohet se do të ndërmarrin veprime sindikale.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për KP ka thënë se edhe ndonjë rritje e ardhshme e pagave nuk është se do të ndikonte në përmirësimin e pozicionit të mësimdhënësit.

Ai pret që Qeveria dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të veprojnë konform kërkesave të SBASHK-ut.

Exit mobile version