4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ulja e rasteve me Covid-19, Dreshaj akuza Qeverisë

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i djeshëm i IKSHPK-së ku paraqiten rastet me Covid-19 është i modeluar.

Sipas tij është zvogëluar numri i testimeve, që rrjedhimisht ulet edhe numri i rasteve të reja.

Ai tutje u shpreh që sipas përqindjeve, nuk ka ndonjë dallim të madh krahasuar me ditën e djeshme.

“Këtu praktikisht ka shumëçka të modeluar. Në rend të parë është zvogëluar numri i testeve dhe kur zvogëlohet numri i testeve, pritshëm është që të kemi edhe raste më pak të reja. Pritshëm është që të kemi më shumë të shëruar se raste të reja të cilat janë evidentuar në ditën e sotme. Unë mendoj që fundjava ka prezentu një incidencë shumë më të rritur se sa dita e sotme.”

” Këto gjëra me siguri kanë një prapavijë e cila nënkupton 11 ditë që e kanë blloku vendin dhe ndoshta tentojnë që pas 11 ditëve të kemi një liberalizim të lehtë ose ndoshta udhëtimi i pushtetarëve tanë në Shqipëri të mos i përshkruhet asaj që do të arrihet tek incidenca brenda”, tha ai në Kanal 10.

Ndryshe, dje në vend nga 3208 testime, 345 raste dolën pozitivë me Covid-19, 518 pacientë u shëruan dhe 8 persona humbën jetën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles