Site icon Prishtinapress

UEFA inspekton stadiumin e Prishtinës/ Ministri Gashi: Në qershor gjithçka gati

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka inspektuar stadiumin e Prishtinës.

Ka një kohë që klubi me traditë FC Prishtina është pa stadium, pasi shtëpia e tyre është në riparim që dy vite, shkruan IndeksOnline.

Sot UEFA ishte mysafire e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe e vizituan stadiumin në kryeqytet ku u ndanë shumë të kënaqur me punimet.

Në anën tjetër, Ministri i Rinisë, Sportit dhe Kulturës Kujtim Gashi tha se stadiumi do të jetë gati në muajin qershor.

Kurse, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri tha se në fillim do të ketë një ndeshje testuese pa tifozë, pastaj një ndeshje zyrtare.

Poashtu shpresohet që klubet pjesëmarrëse në garat evropiane  (Champions League dhe Europa League) do të kenë mundësi të luajnë në këtë fushë.

Exit mobile version