Site icon Prishtinapress

Udhëtimet ‘Business Class’ të Pacollit: Për tri bileta u paguan 17 mijë euro nga buxheti i shtetit

Një viztë në Amerikë e Behxhet Pacollit në cilësinë e ministrit të Jashtëm i kushtoi goxha shtrenjtë buxhetit të shtetit.

Me 17 korrik 2019, ish-ministri Pacolli kishte udhëtuar për SHBA nga Frankfurti, për tu kthyer dy ditë më pas po në këtë qytet.

Udhëtimin në SHBA Pacolli e realizoi në ‘biznis klas’. Kështu bileta për vajtje- ardhje, kushtoi në total 14 mijë euro.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, udhëtimi me biznis klas është i ndaluar me Udhëzimin Administrativ nr. MShP 2004/7 për Udhëtimet Zyrtare i cili specifikon se “klasa e lejuar për udhëtime zyrtare me aeroplan është klasa ekonomike”.

“Nëse planet e udhëtimit ndryshojnë pasi të jetë prerë bileta, atëherë institucioni përkatës do të marrë përgjegjësin për çdo shpenzim shtesë. Ministria kishte paguar katër bileta të udhëtimit me aeroplan në klasën biznes në vlerë 22,184€, edhe pse kjo nuk është e lejuar me udhëzim administrativ”, vlerëson Auditori.

“Ministri duhet të siguroj që shpenzimet për biletat e aeroplanit bëhen sipas kërkesave të udhëzimit administrativ në fuqi duke evituar shpenzimet me kosto të lartë pa arsyetime”. /Buletini Ekonomik/

Exit mobile version