Site icon Prishtinapress

U21: Paraqitje heroike e Kosovës, djemtë marrin barazim ndaj Gjermanisë

Skuadra e Rafet Prekazit ndali gjigantin botëror në barazim pa gola, 0:0.
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka arritur rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë U21, në ndeshjen e zhvilluar në “Adem Jashari”.

Skuadra e Rafet Prekazit ndali gjigantin botëror në barazim pa gola, 0:0.

Ndeshja shkoi përgjithësisht nën dominimin e gjermanëve, por “Dardanët” lejuan shumë pak hapësira për mysafirët.

Me një presion të jashtëzakonshëm, djemtë e Kosovës nuk i lanë gjermanët të dalin në lojën e tyre, duke ruajtur portën e paprekur.

Me këtë fitore, Kosova ka dalë në pozitën e dytë në klasifikim në Grupin 5 me 11 pikë, 5 më pak se Gjermania që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Exit mobile version