Site icon Prishtinapress

U takua javën e kaluar me presidentin Trump, zyrtari brazilian del pozitiv me coronavirus

Një zyrtar i qeverisë braziliane, Fabio Wajngarten, ka dalë pozitiv në testet për coronavirusin, vetëm disa ditë pasi mori pjesë në takime me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas qeverisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shërbimi mjekësor i Presidencës së Republikës “po merr të gjitha masat e nevojshme parandaluese për të ruajtur shëndetin” të presidentit Jair Bolsonaro.

Siç bëhet e ditur, javën e kaluar, zëdhënësi i Presidencës së Brazilit, Wajngarten mori pjesë në delegacionin që shoqëroi presidentin Bolsonaro në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Sipas qeverisë, të gjithë anëtarët e delegacionit gjithashtu do të monitorohen, duke shtuar se ekipi u kthye në Brazil në të njëjtin aeroplan.

Ashtu si Bolsonaro, Wajngarten u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sekretari madje publikoi një fotografi së bashku me Trump dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence.

“Qeveria braziliane tashmë ka njoftuar autoritetet e qeverisë amerikane për ngjarjen, në mënyrë që ata të mund të marrin masat e nevojshme paraprake”, informoi Pallati Planalto, në një deklaratë për shtyp.

Exit mobile version