Site icon Prishtinapress

U pyet se pse vizitoi Kosovën para Serbisë, kjo është përgjigja e Abazoviqit

Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazovic, ju shmang kontroversës së mundshme që mund të shkakton përgjigjja e tij tek qarqet nacionaliste serbe pas krizës me ministrin Leposavic dhe mohimin e gjenocidit nga ai, duke e nënvlerësuar vizitën në Kosovë si kalimtare.

Abazovic në intervistën e tij për gazetën serbe Danas u arsyetua se me kënaqësi do të vizitonte Serbinë. Mali i Zi do të zhvillojë politikë të mirë fqinjësore me të gjithë.

Në pyetjen se si ndodhi që para Serbisë të vizitoj Kosovën, Abazovic tha se në Kosovë qëndroi “me rastin e udhëtimit në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Pres të vizitoj të gjitha vendet e rajonit dhe i ftoj të gjithë qytetarët e këtyre vendeve të vizitojnë Malin e zi gjatë sezonit turistik veror” tha Abazovic, pa dhënë hollësi nëse kishte pranuar nga Serbia çfarëdo ftese.

Abazovic kishte qëndruar në Prizren me 9 mars dhe kishte takuar tani zëvendës kryeministren në qeverinë së Kosovës, Emilija Redjepi.

Exit mobile version