Site icon Prishtinapress

U prezantua si prokuror, kërcënoi dhe kërkoi para nga Behgjet Pacolli, arrestohet nga policia

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një person që ka kërcënuar dhe ka kërkuar para nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës”, ka shkruar Murseli.

Sipas tij, ai ecka kërcënuar po ashtu me arrestim Pacollin.

“E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimet e bëra”, ka shkruar Murseli. /Telegrafi/

Exit mobile version