Site icon Prishtinapress

U mbajt tryeza shkencore “Kontributi dhe roli i Mërgatës Shqiptare” në Suedi

Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike është mbajtur në Malmo të Suedisë tryeza shkencore me temë: “Kontributi dhe roli i Mërgatës Shqiptare”.
Të pranishëm nga MDIS-i ishin Aide Blakaj dhe Vigan Berisha, ku përgëzuan sesionin dhe i uruan punë të mbarë.

Ndërsa Prof.Dr.Muhamet Shatri, njëherë edhe koordinator-ndërlidhës i Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi, shpalosi ekspozenë e vet për organizimin politik të mërgatës shqiptare në Suedi.

Kryetari i veteranëve të UÇK-së për Suedi, veterani Mustafa Bajrami shpalosi një ekspoze të organizimit të ndihmave “ Vendlindja Thërret” dhe pjesëmarrjen e mërgimtarëve shqiptarë në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Njejtë u paraqitën edhe ekspoze të ndryshme nga pjesëmarrësit tjerë në tryezë.

Në fund të sesionit u vendos që së shpejti të thirret edhe një tryezë e ngjashme ku do kompletoheshin tema që ndërlidhën me temën bosht dhe të formohej një trup hartues i një monografie për Mërgatën Shqiptare, në Suedi.

Exit mobile version