Site icon Prishtinapress

U largua dje nga Qendra Korrektuese në Dubravë, policia arrestoi sërish të burgosurin

Policia e Kosovës në Istog ka arritur të arrestoj të burgosurin H.T pasi që i njëjti dje kishte arritur të largohet nga Pavijoni Gjysmë i hapur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Në ora 14:10 nga Stacioni policorë në Istog kemi marrë informatën se është arrestuar i burgosuri H.T i lindur më 18.02.1975, i cili është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur më 10.04.2020 në ora 23:05.

Në orën 14:35 të lartcekurin, policia e Istogut e kanë sjellur në Qendrën Korrektuese në Dubravë”, ka thënë Thaçi.

Exit mobile version