Site icon Prishtinapress

U investuan 11 miliardë dollarë dhe ka një sipërfaqe sa 98 fusha futbolli – aeroporti si yll deti në Kinë hap dyert e tij

Aeroporti i ri gjigant në formën e yllit të detit, për ndërtimin e të cilit janë shpenzuar 11 miliardë dollarë ka hapur dyert e tij, disa ditë para festimeve të 70 vjetorit të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Aeroporti Ndërkombëtar i Daxing në kryeqytetin Pekin u hap zyrtarisht të mërkurën nga Presidenti Xi Jinping.

Sipas medias shtetërore, China Daily, bëhet fjalë për një aeroport me një hapësirë prej 700,000 metra katrorë, ose sa 98 fusha futbolli.

Ndryshe, aeroporti ekzistues i Pekinit thuhet se është i dyti i ngarkuari në botë pas Atlantës, sipas Këshillit të Aeroportit.

Por zyrtarët thonë se një aeroport i ri ishte i nevojshëm për të hequr presionin nga aeroporti i mbipopulluar Ndërkombëtar i Pekinit.

Aeroporti Daxing – që thuhet se është terminali më i madh në botë në një ndërtesë të vetme – pritet të marrë një sasi të madhe prej 170 milionë pasagjerëve që qyteti pret të mirëpresë deri në vitin 2025.

Sipas agjencisë shtetërore Global Times, shtatë linja ajrore vendase pritej të fillojnë operacionet nga aeroporti i ri të mërkurën. Fluturimi i parë – një A380 China Southern Airlines – u ngrit në orën 16:23 me kohën lokale.

Dhe transportuesit ndërkombëtarë përfshirë British Airways, Cathay Pacific dhe Finnair tashmë kanë njoftuar fluturimet për në Daxing.

Aeroporti i ri, i cili ndodhet rreth 46 km në jug të Sheshit Tiananmen, u krijua nga arkitekti i njohur Zaha Hadid. /Telegrafi/

Exit mobile version