Nuri Seferi sonte do të ngjitet në ring
Sonte do të jetë një natë e vecantë për boksieri shqiptar që garon në kategorinë e rëndë Nuri Seferi.
Ai zhvillon meçin e radhës sonte duke filluar nga ora 21:30. Shqiptari nga Maqedonia, i cili njihet me nofkën ‘Tysoni Shqiptar’ ngjitet në ring për t’i matur forcat me boksierin nga Hungaria Laszlo Hubert.
“Sonte nga ora 21:30 do të ngjitemi në ring un dhe vëllai im Sefer Seferi. Ndeshja transmetohet live në MTV 2”, ka shkruar Seferi në rrjetet sociale, duke treguar se sonte do të boksojë edhe vëllai i tij.