Turqia pretendon se policët grekë vranë një emigrant, Athina e mohon këtë kategorikisht

0
23

Zyrtarët turq pretendojnë se forcat e rendit në Greqi kanë vrarë një emigrant dhe kanë plagosur pesë tjerë derisa po tenton të kalonin kufirin mes dy shteteve, derisa në anën tjetër Greqia akuzon Ankaranë se po shpërndanë lajme të rreme.

Sipas dy zyrtarëve turq dhe zyrës së guvernatorit të provincën Edirne, emigranti ka ndërruar jetë në spital pasi ishte plagosur në gjoks, kur policia greke përdori municion të vërtetë në afërsi të kalimit kufitare Pazarkule. Ndërsa për të plagosurit thuhet se kanë pësuar lëndime në kokë dhe këmbë, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë greke dhe zëdhënësi i qeverisë Stelios Pecas kanë mohuar kategorikisht këto pretendime.

“Turqia po shpërndanë lajme të rreme. Mohojmë kategorikisht pretendimet e tyre”, ka deklaruar Pecas.

Ai shtoi se emigrantët janë duke përdorur gaz lotsjellës kundër policisë greke.

Ndryshe kujtojmë që Greqia ka mohuar pretendimet e zyrtarëve turq, se policia greke ka vrarë tre emigrantë që kanë tentuar të futen në atë vend. /Telegrafi/

Ελληνική Κυβέρνηση

@govgr

Greek Government Spokesperson @SteliosPetsas: The Turkish side creates and disperses fake news targeted against Greece. Today they created yet another such falsehood, with injured migrants and one dead supposedly by Greek fire. I categorically deny it.

Embedded video