Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizon tryezë mbi integritetin akademik në arsimin e lartë në Kosovë, me theks të posaçëm në Universitetin e Prishtinës.
Qëllimi parësor i tryezës është prezantimi i publikimit “Dialog mes te shurdhërve” – mbi integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës.
Në hulumtim evidentohen një varg problemesh që lidhen me ndershmërinë akademike, plagjiaturën, avancimet dhe çështje të tjera përkitazi me etikën dhe integritetin në UP e përtej.
Në hulumtim radhiten një sërë rekomandimesh për hisedarët e arsimit të lartë në Kosovë.
Qëllimi dytësor është diskutimi dhe mundësimi i debatit mes palëve të interesit përfshirë këtu profesorë universitarë, përfaqësues të arsimit të lartë dhe shoqërisë civile në Kosovë.
Në bazë të diskutimeve në tryezë, CPC më pas do të hartojë një dokument avokues ku gjetjet kryesore të hulumtimit do të gërshetohen me diskutimet e zhvilluara në këtë tryezë.