16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Trump zbuloi ‘Planin e Paqes në Lindjen e Mesme’: Jerusalemi ‘do të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar atë që e ka quajtur Plani për Paqe në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë prezantimit të planit, Trump ka thënë se plani që ai po zbulon përfaqëson një hap të madh drejt paqes në Lindjen e Mesme.

“Sot Izraeli bën një hap të madh drejt paqes. Të rinjtë në të gjithë Lindjen e Mesme janë gati për një të ardhme më shpresëdhënëse, dhe qeveritë në të gjithë rajonin po kuptojnë se terrorizmi dhe ekstremizmi islamik janë armiku i përbashkët i të gjithëve”, ka thënë fillimisht Trump, shkruan CNN.

Po sipas të njëjtit medium, Trump tha se nën vizionin e tij, Jerusalemi “do të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit, shumë i rëndësishëm, i pandarë i Izraelit”.

Ai vazhdoi duke thënë se ai ka folur me liderët izraelitë dhe tha se “vizioni i tij paraqet një mundësi fituese për të dy palët, një zgjidhje realiste që zgjidh rrezikun e shtetësisë palestineze por edhe sigurinë e Izraelit”.

Zyrtarë të lartë të administratës, duke informuar Reuters për detajet e planit të presidentit Trump, kanë thënë që nën propozimin e Trump për planin e paqes në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara do të njohin vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

Në mënyrë të qartë duke u përpjekur të bëjë presion ndaj palestinezëve, shkruan The Guardian, Trump tha se plani përfaqësonte një “mundësi historike” për palestinezët për të siguruar krijimin e një shteti të pavarur.

Duke qëndruar përkrah kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha se propozimi i paqes së administratës së tij përfaqësonte një “zgjidhje realiste dy-shtetesh”, duke treguar se plani do të përfshinte krijimin e një Shteti të Palestinës.

Presidenti amerikan e përshkroi propozimin si një “përparim historik” dhe vlerësoi Netanyahu për “të paturit e guximit të ndërmarrë këtë hap të guximshëm përpara”.

Ndërkohë AlJazeera citon presidentin Trump të ketë thënë se “vizioni im paraqet një zgjidhje të favorshme për të dy palët”, duke shtuar se izraelitët kanë thënë se ata do të miratojnë planin.

Po sipas këtij mediumi, nisma e Trump, autori kryesor i të cilit është dhëndri i tij Jared Kushner, ndjek një linjë të gjatë përpjekjesh për të zgjidhur një nga çështjet më të kontestuara në botë. Bisedimet e paqes izraelit-palestinez u ndërprenë në vitin 2014.

Si pjesë e planit të njoftuar të martën, shkruan tutje AlJazeera, bllokimet kryesore të zgjidhjeve izraelite brenda Bregut Perëndimor të okupuar do të mbeten nën kontrollin e Izraelit, thanë zyrtarë të lartë të administratës para lëshimit të propozimit.

Ndryshe, presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë një ndërmjetës të ndershëm për paqen në rajon, duke i akuzuar ata për njëanshmëri pro-Izraelit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles