Site icon Prishtinapress

Trump: Së shpejti vendimi për publikimin e planit paqësor për Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpreson të vendosë së shpejti kur do të njoftojë një plan paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve, i tha sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së Jason Greenbelt, i dërguari i tij për Lindjen e Mesme.

“Presidenti Trump nuk ka vendosur ende kur do të publikojmë pjesën politike të planit dhe shpresojmë që së shpejti ta marrim atë vendim”, tha ai.

Greenblet tha gjithashtu se konflikti nuk mund të zgjidhet në bazë të një konsensusi ndërkombëtar.

Exit mobile version