Site icon Prishtinapress

Trump qetëson botën, për të gjithë ata që duan paqe, ne jemi aty!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur një fjalim para mediave lidhur me situatën e krijua rnë mes Amerikës dhe Iranit.
Ai tha se asnjë amerikan nuk është dëmtuar nga sulmet e mbrëmshme dhe se të gjithë amerikanët duhet të jenë të lumtur dhe falënderues që asnjë amerikanë nuk pësoi mbrëmë.

Ai theksoi se Irani është duke qëndruar në këmbë, por që të gjithë ushtarët amerikanë janë të sigurt.

“Irani duket se po qëndron në këmbë, që është një gjë e mirë për të gjitha palët e interesuara dhe një gjë shumë e mirë për botën”, tha Trump gjatë një fjalimi drejtuar popullit amerikan pas sulmit të forcave iraniane kundër bazave ushtarake irakiane ku janë të stacionuara trupat amerikane.

Donald Trump gjithashtu u zotua para të gjithëve se sa të jetë ai presidenti i Amerikës, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë armë bërthamore.

Trump shtoi se Amerika është e pagatitur për gjithçka dhe se qëndrojnë prapa gjërave të cilat konsiderohen të mira për botën.

“Asnjë amerikanë nuk është dëmtuar dhe e gjithë kjo falë punës së mirëndërtuar dhe mirëorganizuar. Ne kurrë nuk do të lejojmë të ndodhë kjo dhe nuk do t’i lejojmë të rrezikojnë jetën e amerikanëve”, shtoi ai.

Trump tha se do të vendosë sanksione të fuqishme për Iranin dhe se heqja e Soleimanit ka dërguar mesazhe të fuqishme për terroristët potencialë.

“Duart e Soleimanit ishin zhytur në gjak, ai ishte një monstër”, tha ai, transmeton Indeksonline.

“Europa duhet të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin, ka ardhur koha për Birtaninë, Gjermaninë, Rusinë,Kinën që të pranojnë realitetin që duhet të qëndrojnë larg Iranit dhe se duhet të punojmë së bashku që të bëjmë botën një vend me më shumë paqe , prosperitet dhe të kemi potencial për më mirë.ShBA-të janë gati të përqafojnë paqen me të gjithë ata që të kërkojnë atë”, përfundoi Trump.

Gjatë fjalimit të tij presidenti amerikan, Donald Trump gjithashtu Trump ka akuzuar Qasem Soleimanin, komandant i përgjithshëm i forcave iraniane, se është përgjegjës për veprimet e tij, sulmet terroriste kundër popullsisë së pafajshme civile, duke vrarë mijëra trupa përmes bombave të vendosura.

Soleimani është vrarë nga bombardimet e forcave ajrore amerikane javën e kaluar në Bagdad, gjë që nxiti tensionet SHBA-Iran, të cilat kulmuan natën e kaluar përmes sulmeve ajrore iraniane në Irak.

Exit mobile version