9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Trump bën thirrje që ilaçi kundër malarias të përdoret menjëherë – kundër coronavirusit

Donald Trump ka bërë thirrje që një ilaç anti-malaria të përdoret për trajtimin e coronavirusit “menjëherë”.

Të shtunën në mëngjes presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi në Twitter: “HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra së bashku, kanë një shans të vërtetë për të qenë ‘një nga ndërruesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë’. FDA ka ‘lëvizur malet’ – Faleminderit! Shpresojmë se ato të bëra së bashku të vihen në përdorim”.

Ndërkohë në një postim tjetër, Trump ka shkruar: “Vendoseni në përdorim menjëherë. Njerëzit po vdesin, lëvizni shpejt dhe Zoti i bekoftë të gjithë!”

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1241367239900778501

Donald Trump e kishte përmendur hidroksilkorin si një trajtim të mundshëm ditën e enjte, përpara se të qortohej publikisht nga Anthony Fauci, eksperti i tij kryesor në luftën kundër Covid-19.

Coronavirusi ka infektuar të paktën 18,000 njerëz në SHBA dhe ka vrarë më shumë se 270, shkruan The Indipedente.

Por i pyetur nëse ilaçi ishte një zgjidhje premtuese, Dr. Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten se “përgjigja nuk është e sigurt”.

“Kjo nuk është bërë në një provë klinike të kontrolluar. Kështu që ju me të vërtetë nuk mund të bëni ndonjë deklaratë përfundimtare në lidhje me të”.

Dr Fauci i tha CNN se “nuk ka ilaç magjik”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles