Një garë e ngushtë po zhvillohet në SHBA midis kandidatit të republikanëve, Donald Trump dhe ndaj atij demokrat, Joe Biden.
Biden ka mbledhur deri më tani 224 vota elektorale kundrejt kandidatit Trump i cili ka grumbulluar 213 sosh.
Teksa vazhdon epërsia ndaj kandidatit Biden, kundërshtari i tij ka reaguar në një postim në Twitter, duke hedhur akuza për “mashtrim” dhe për “ndryshimin” e këtyre rezultateve.
“Natën e kaluar unë po kryesoja, shpesh në mënyrë solide dhe në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha rastet ku demokratët kishin kryesuar. Pastaj, një nga një, ato filluan të zhdukeshin derisa numëroheshin votat. Shumë e çuditshme, dhe sondazhet janë duke e llogaritur plotësisht dhe historikisht në mënyrë të gabuar”, u shpreh Trump përmes një postimi në Twitter.
Last night I was leading, often solidly, in many key States, in almost all instances Democrat run & controlled. Then, one by one, they started to magically disappear as surprise ballot dumps were counted. VERY STRANGE, and the “pollsters” got it completely & historically wrong!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020