Site icon Prishtinapress

Tri vendet e para në Maqedoninë e Veriut udhëhiqen nga skuadrat shqiptare, vetëm Renova në situatë të palakmueshme

Shkëndija është kampion i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2020/2021, titull të cilin e fitoi për herë të katërt në histori. Për më shumë, ekipi nga Kosova do të luajë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Porse edhe skuadrat tjera shqiptare kanë shkëlqyer këtë sezon në elitën e futbollit të këtij shteti.

Shkupi është ekipi tjetër shqiptar që do të jetë pjesë e garave evropiane – do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Pas barazimit (0-0) ndaj Pelisterit që u kombinua me fitoren e Shkëndijës ndaj Makedonija GP (4-3), kjo skuadër siguroi fazën kualifikuese të garës së dytë evropiane për nga rëndësia.

Exit mobile version