Site icon Prishtinapress

Tri vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19 që nga dje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 13 mijë e 910, me gjithsej 551 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 187 pacientëve.

“Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059“, thuhet në njoftim.

Exit mobile version