Site icon Prishtinapress

Tri parashikimet e sakta të Nostradamus – a është koronavirusi i katërti

Nostradamus vlerësohet si njëri prej parashikuesve të mëdhenj në botë, me tri parashikime që njerëzit mendojnë se i ka parashikuar. Por, a e parashikoi ai koronavirusin?

Michele de Nostredame, i njohur si Nostradamus, ishte një mjek dhe parashikues, i cili ka fascionuar me teoritë konspirative dhe parashikime me dekada. Ndjekësit e Nostradamus besojnë se francezi mistik e kishte parashikuar ardhjen në pushtet të Adolf Hitler më 1933 si dhe Zjarrin e Madh në Londër më 1666. Shumë besojnë që Nostradamus e ka parashikuar edhe pandeminë e koronavirusit.

Nostradamus shkroi profecitë e tij të supozuar në shkrime kriptike, poezi me katër vargje të quajtur vargje katër rrokeshe.

Pjesa më e madhe e këtyre profecive u botuan më 1555, në përmbledhjen e opusit të Nostradamusit,“Les Propheties”.

Libri, i cili u publikua në gjuhën e vjetër frënge, është jo kronologjik por ndahet në kapituj që quhen Shekujt.

Edhe pse Nostradamus i shkroi parashikimet e tij në mënyrë të paqartë, shumë besimtar mendojnë se këto vargje e kanë parashikuar të ardhmen në tri raste.

Zjarri i madh në Londër më 1666

Në Shekullin 2, vargun e 52-të, Nostradamus shkroi: Gjaku i njerëzve të drejt do të vërshojë në Londër; Të djegur nga rrufeja më 23 e tre gjashtë; një Zonjë antike do të bie nga vendi i saj i lartë; Të tjerët nga i njëjti sekt do të vriten”.

Shumë besimtar besojnë që ky pasazh i referohet Zjarrit të Madh në Londër, i cili shpërtheu 100 vjet pas ishte bërë ky parashikim.

Zjarri filloi më 2 shtator 1666 në një furrë të vogël në Pudding Lane  të kryeqytetit britanik.

Ardhja në pushtet e Adolf Hitler më 1933

Në Shekullin e 2, vargu i 24, Nostradamusi shkroi: Bisha të egra do të notojnë nëpër lumenj; Pjesa më e madhe e rajonit do të jenë kundër Histerit; I madhi do të bëj që ai të zvarritet në një kafaz të hekurt; ku fëmija gjerman nuk do të njoh askënd”.

Me këtë pasazh shumë mendojnë që ai ka parashikuar ardhjen dhe terrorin e Adolf Hitlerit dhe Gjermanisë naziste.

Hitleri erdhi në pushtë në Gjermani më 1933 dhe futi Europën në një luftë të tmerrshme më 1939.

Vrasja e Presidentit John Kennedy më 1963

Në Shekullin 1, rreshti i 27, Nostradamusi shkroi: Njeri i madh do të goditët në një ditë me vetëtima; Vepër e keqe e parashikuar nga një bartës peticioni; Sipas parashikimit, një tjetër bie natën; Konflikte në Reims, Londër dhe mortajë në Tuscany”.

“Njeriu i madh” në pasazh besohet nga shumë se është presidenti i SHBA-ve, John F Kennedy.

Presidenti Kennedy ishte vrarë më 22 nëntor 1963 nga Le Harvey Oswald në Dallas të Teksasit.

A e parashikoi pandeminë e koronavirusit, Nostradamusi?

Shumë njerëz kanë filluar në rrjetet sociale ditëve të fundit që Nostradamusi e ka ditur se do të këtë koronavirus para afërsisht 500 viteve.

Nostradamus paralajmëroi për një mortajë në Shekullin e 2, vargu i gjashtë: Afër portave, brenda dy qyteteve; do të këtë dy fatkeqësi të cilat nuk i kemi parë kurrë; Uria brenda mortajës, njerëz të dëbuar nga çeliku; duke qarë e lutur të Zoti i pavdekshëm për lehtësim”.

Megjithatë, skeptikët besojnë që francezi mistik nuk e ka parashikuar të ardhmen.

“Shkrimet e Nostradamusit shfrytëzohen nga një numër njerëzisht dhe krejtësisht gabim. Përkthime të paqarta dhe të gabuara, interpretime kreative, shkrime mashtruese, llogari fiktive dhe thyerje të kodeve brenda vargjeve të tij që e shohin krijimtarinë e tyre në mënyrë të gabuar. Shumë herë madhësia e tyre nuk ka të bëj asgjë me atë që ka shkruar Nostradamus”, ka thënë Brian Dunning, prezantues i emisionit të mistikëve, Skeptoid.

Exit mobile version