Site icon Prishtinapress

Tri ministri të Haradinajt ende pa ministra

Po bëhet gati një muaj që kur Lista Serbe vendosi të dal nga Qeveria Haradinaj. Arrestimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i shtyri ata të deklarohen kundër koalicionit qeveris. Lista serbe tani është opozitë edhe në Kuvendin e Kosovës e cila madje është rreshtuar edhe me ulëse krahas opozitës.

E derisa nuk ka një afat se deri kur mund të qëndrojnë kështu, tri ministri të Haradinajt kanë mbetur pa ministra. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete, me marrëveshje u takojnë serbëve.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarët për informim të ekzekutivit për të mësuar se çfarë do të ndodhë me tri ministritë pa ministra, të cilët kanë thënë se janë në komunikim e sipër me Listën Serbe.

“Jemi në komunikim me Listën Serbe. Deri në këto momente nuk ka asgjë konkrete. Kurdo që do të ketë ju informojmë me kohë”, është thënë shkurt nga Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës për Indeksonline.

Ndryshe nga po të njëjtit ishte bërë e ditur se pritet që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj të zhvillojë një takim me përfaqësues të Listës Serbe në mënyrë që të arrihet deri në marrëveshjen e plotë për rolin e Listës Serbe në Qeverinë e tanishme të Kosovës.

Exit mobile version