Site icon Prishtinapress

Trepça 89′ pasurohet nga shitja e Hasanit

Sulmuesi i krahut, Florent Hasani, sot do të përshëndetet me lojtarët, stafin e trajnerëve dhe me kryesinë e klubit Trepça ’89.

20-vjeçari do të largohet nga klubi mitrovicas për të bërë karrierë në klubin elitar të Hungarisë, Diosgyor.

Kalimin nga kampionia e Kosovës te skuadra hungareze që zë vendin e gjashtë në futbollin hungarez e ka bërë të ditur të enjten për kryetari i klubit Abedin Zeka.

Zeka ka theksuar se Trepça ’89 nuk do të jetë pengesë e asnjë lojtari për të vazhduar karrierën jashtë vendit.

Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëveshjes, por ka theksuar se Hasani dhe klubi që udhëheq do të përfitojnë nga ky transferim.

Exit mobile version